31 Janar 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 janar dhe 6 shkurt 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e ndryshimit të buxhetit të vitit 2018 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  2. Miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të shoqërisë “Ansig” sh.a.;
  3. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Eurosig” sh.a.;
  4. Miratimin e ndryshimit të statutit dhe rritjes së kapitalit të shoqërisë “Atlantik” - shoqëri sigurimi;
  5. Miratimin e shoqërisë audituese të BSHS-së për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2017;
  6. Licencimin e “Bankës Credins” për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime për klasat e Jo-Jetës, si dhe licencimin e brokerave fizik në emër të saj;
  7. Licencimin e shoqërisë “SunTrust Broker” sh.a., për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime për klasat e Jetës, të Jo-Jetës dhe risigurime, si dhe licencimin e brokerit fizik në emër të saj;
  8. Miratimin për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime në klasat e Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  9. Licencimin e shoqërisë administruese të fondeve të investimit “WVP Fund Management Tirana” sh.a. për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si dhe mbi licencimin e fondit të investimit “WVP Top Invest”;
  10. Miratimin e projektstatutit të shoqërisë “Albtrade Securities” sh.a.;
  11. Miratimin e emërimit të Bankës Amerikane të Investimeve si Depozitar të Fondit të Investimit “Credins Premium”;
  12. Miratimin e rregullores “Për formularin e kërkesës, përmbajtjen e dokumentacionit për miratim prospekti për emetimin e obligacioneve”;
  13. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme;
  14. Miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa shqiptare e titujve - ALSE” sh.a.”
  15. Miratimin e Nënshkrimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Universiteteve në Republikën e Shqipërisë;
  16. Miratimin e Udhëzimit “Mbi parimet dhe rregullat e përgjithshme të sigurisë së informacionit”;
  17. Miratimin e Rregullores “Mbi administrimin e likuiditetit të fondeve të investimeve”.