5 Shkurt 2018

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.12.2017

Gjatë vitit 2017, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”dhe fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2017, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 72.72 miliardë lekë me një rritje prej 7.29 miliardë lekë ose 11.14%, krahasuar me 31.12.2016. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 547 milionë Euro*.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 61.30% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.84% krahasuar me 31.12.2016.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2017 është 31,320 me një rritje prej 7.01% krahasuar me 31.12.2016.





Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.


_______________________
* http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 29.12.2017 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 132.95 lekë