26 Shkurt 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për janar 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar 2018 kapën vlerën mbi 1,257 milionë lekë, ose 1.59% më pak se në janar 2017. Gjatë janarit 2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 88,566 me një rritje prej 6.54% krahasuar me janar 2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.62% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.02% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.35%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 38.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 61.08% të totalit të tregut.

Gjatë janarit 2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 317 milionë lekë, ose 9.76% më shumë se në janar 2017.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar 201 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.