27 Mars 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2018 kapën vlerën mbi 2,337 milionë lekë, ose 0.10% më pak se në janar-shkurt 2017. Gjatë kësaj periudhe, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 168,054 me një rritje prej 3.17% krahasuar me janar-shkurt 2017. Tregu vazhdon të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.05% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.75% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.19%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 38.38% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 61.62% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 766 milionë lekë, ose 13.29% më pak se në janar-shkurt 2017.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shkurt 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.