27 Mars 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 29 mars 2018, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e Rregullores “Për formën dhe përmbajtjen e detajuar të informimit të kreditorëve të njohur të shoqërisë së sigurimit””;  
  4. Projekt “Për miratimin e Rregullores “Mbi transaksionet me palët e lidhura dhe/apo palët që i përkasin të njëjtit grup financiar””;
  5. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 53, datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e ndryshuar”;
  6. Projekt “Për një shtesë në Rregulloren nr. 2, datë 25.01.2016 “Për formën, afatet dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare, raporteve statistikore dhe raportimeve të tjera të ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime”, e ndryshuar”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “NOA” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse për shumën 150 000 000 lekë”;
  8. Projekt “Për licencimin e brokerave në sigurime”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  10. Analizat financiare të shoqërive të sigurimit për vitin 2017;
  11. Raporti përmbledhës i inspektimit në vend në shoqërinë e sigurimit “Insig” sh.a.;
  12. Projekt “Mbi miratimin e provigjoneve teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti”;
  14. Informacion në lidhje me vendimet e Bordit, si dhe gjobat e vëna gjatë viteve 2016-2017;
  15. Informacion mbi takimin mujor me shoqëritë “Insig” sh.a dhe “Eurosig” sh.a në zbatim të vendimeve të Bordit nr. 148 dhe nr. 149;
  16. Të tjera.