5 Prill 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 mars dhe 4 prill 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e provigjoneve teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit;
  2. Miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;
  3. Analizën e treguesve financiarë të shoqërive të sigurimit për vitin 2017;
  4. Miratimin e Rregullores “Për formën dhe përmbajtjen e detajuar të informimit të kreditorëve të njohur të shoqërisë së sigurimit”;  
  5. Miratimin e Rregullores “Mbi transaksionet me palët e lidhura dhe/apo palët që i përkasin të njëjtit grup financiar”;
  6. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 53, datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e ndryshuar”;
  7. Miratimin e një shtese në Rregulloren nr. 2, datë 25.01.2016 “Për formën, afatet dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare, raporteve statistikore dhe raportimeve të tjera të ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime”, e ndryshuar”;
  8. Emërimin e drejtuesit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  9. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “NOA” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatëgjatë me normë interesi fikse për shumën 150,000,000 lekë;
  10. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Atlantik - Shoqëri Sigurimesh” sh.a.;
  11. Licencimin e brokerave në sigurime;
  12. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.