24 Dhjetor 2014

Kuvendi i Shqipërisë miraton kandidaturat për anëtarë të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot, më 24 dhjetor 2014, në seancë plenare, tri kandidaturat për anëtarë të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Me shumicë votash u miratuan Znj. Enkeleda Shehi, Znj. Mimoza Kaçi dhe Z. Arjan Salati si anëtarë të Bordit të AMF-së. Znj. Enkeleda Shehi, propozim i Këshillit të Ministrave, do të mbajë postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Znj. Mimoza Kaçi, propozim i Ministrisë së Financave, do të mbajë postin e Nëndrejtorit Ekzekutiv.

Më parë, ky miratim ishte dhënë edhe nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat i Kuvendit, i cili zhvilloi dje një seancë dëgjimore me kandidaturat për drejtor dhe nëndrejtor ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Për më shumë informacione, kontaktoni [email protected]