25 Prill 2018

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2018



Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2018 u dominua në masën 90.77% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 9.23% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 94.35% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2018 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 60.16% dhe 29.98% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.77% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   


Grafik: Letra me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2018       

*

  1. Blerje në tregun primar
  2. Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
  3. Blerje para afatit të maturimit
  4. Vendosje e bonos si kolateral
  5. Shlyerje e vlerës nominale në maturim

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-mars 2018, ka pasur një ulje prej 318 milionë lekë ose 18.59% krahasuar me periudhën janar-mars 2017. Ndërkohë numri i transaksioneve është rritur në masën 21.89%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-mars 2018, ka pasur ulje prej 32 milionë lekë ose 6.06% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 17.65%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 350 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2018.



Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale  Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
janar-mars  2017 2018   `18/`17-1 
  Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 1,710.94 1,392.79 -18.59
B
  Individë 1,710.94 1,372.79 -19.76
  Persona juridike 20 100
  Blerje para afatit të maturimit  519.79 488.28 -6.06
C
   Individë 519.79 488.28 -6.45
  Persona juridikë  -  2 100




Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.