24 Prill 2018

Miratohet Strategjia “Për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022”

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar Strategjinë “Për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022”. Kjo Strategji pasqyron analizën, vlerësimin dhe jep rekomandime për tregjet financiare jobankare.

Strategjia vendos edhe elementët prioritarë të zhvillimeve të ardhshme:
 

  • Zhvillimin e tregjeve financiare jobankare në Shqipëri dhe përparimin e tyre me ritëm të shpejtë duke synuar ritmet e rritjes së vendeve të rajonit;
  • Përmirësimin e cilësisë dhe efektivitetit të mbikëqyrjes edhe nëpërmjet rritjes së kapaciteteve profesionale;
  • Inovacioni teknologjik që do të lehtësojë nevojat në rritje të konsumatorit për realizmin e veprimeve online;
  • Hartimin dhe miratimin e një kuadri ligjor të harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian për tregjet financiare jobankare.
 
Synimi i AMF-së është që zbatimi i kësaj Strategjie të nxisë zhvillimin e një tregu konkurrent dhe efiçent, duke vënë në qendër të saj konsumatorin dhe investitorin.