2 Maj 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 7 maj 2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit “Suntrust Broker” sh.a.”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “DIGITALB” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me garanci dhe me normë interesi fikse për shumën 2,000,000 euro”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e krijimit të fondit të investimit “Raiffeisen Vizion” dhe miratimin e prospektit të këtij fondi”;
  7. Projekt “Mbi licencimin për të vepruar si broker fizik për tregtimin e titujve”;
  8. Të tjera.