7 Maj 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 7 maj 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit “Suntrust Broker” sh.a.;
  2. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “DIGITALB” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse për shumën 2,000,000 euro;
  3. Licencimin për të vepruar si broker fizik për tregtimin e titujve;
  4. Miratimin e emërimit të Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  5. Marrjen e masave ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimit për moszbatimin e vendimeve të Bordit të Autoritetit;
  6. Refuzimin e ankimit administrativ të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë ndaj vendimit të Bordit të AMF-së nr. 72, datë 04.04.2018;
  7. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.