11 Maj 2018

AMF publikon projektligjin e ri "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka depozituar në Ministrinë e Financave projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Ndryshimet e realizuara në këtë projektligj kanë ardhur si pjesë e një procesi të gjerë konsultues me aktorët e tregut dhe me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore.

Projektligji i referohet praktikave më të mira evropiane dhe ndryshimet janë realizuar duke marrë parasysh edhe përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së. Ndryshimet kanë për synim kryesor zgjidhjen e problematikave të vërejtura në tregun e sigurimeve gjatë viteve të fundit, me qëllim mbrojtjen më të mirë të konsumatorit, krijimin e besimit, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut.

Autoriteti po e publikon për konsultim të gjerë publik projektligjin e ri. Me këtë rast, ftojmë grupet e interesit, profesionistët e fushës dhe qytetarët të japin mendimet e tyre në lidhje me ndryshimet e kryera. Ata mund ta bëjnë këtë duke kontaktuar përmes adresës zyrtare të e-mailit të institucionit, [email protected], ose edhe duke na shkruar në adresën tonë në Facebook https://www.facebook.com/AlbaniaAMF/.

Projektligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit" e gjeni duke klikuar këtu.