11 Maj 2018

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2018


Gjatë periudhës 31.03.2018, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.

“WVP Fund Management Tirana” sh.a. u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 13, datë 31.01.2018, për të kryer veprimtarinë e administrimit të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.

Fondi i investimeve “WVP Top Invest” filloi aktivitetin e tij të vlerësimit në datë 29.03.2018.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2018, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 68.80 miliardë lekë me një ulje prej 3.92 miliardë lekë ose 5.39%, krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 524 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 61.80% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 4.42% krahasuar me 31.12.2017.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2018 është 29,930 me një ulje prej 4.44% krahasuar me 31.12.2017.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’17 31.03.’18 31.12.’17-31.03’18
Asetet neto të FI 72,717 68,797 (5.39)
   

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                   31.03.2018                                                                                                                                                                                                                                                                              
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 25,246 54,034
Raiffeisen EURO 4,195 13,520
Credins PREMIUM 487  1,167
WVP Top Invest 2 75
TOTAL 29,930 68,797


Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve,                31.03.2018 (në %) 





Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të investimeve,            31.03.2018 (në %)
                                           
           



 Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 31.03.2018, kliko këtu.
 
1 http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.03.2018 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 131.27 lekë