4 Nentor 2008

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe neneve 4, 6 dhe 7 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", Komisioni i Korrigjimit të Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhërit nr. 567, datë 18.09.2008 të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 30 tetor 2008, si më poshtë:

Komisioni vlerëson, se në bazë të pikëve të mbledhura, kalon testin për:

I. Vlerësues i dëmeve materiale (motorrike dhe të pronës) dhe Vlerësues i dëmeve shëndetësore

  • Bexhet Lata
  • Ramazan Sula
  • Ditika Kruja
  • Agron Lama
  • Astrit Celanji
  • Raimond Xhixho
  • Vildona Maruli

II. Vlerësues i  dëmeve materiale (të pronës)

  • Ogert Shkrepa