27 Janar 2015

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2014

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2014 u dominua në masën 77.74% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 22.26% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.35% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2014 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 61.87% dhe 19.95% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.67% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.                               

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë vitit 2014, ka pasur një rritje prej 1,973 milionë lekë ose 37.82% krahasuar me vitin 2013, ndërsa numri i transaksioneve është rritur  në masën 7.82%.

Transaksioni i llojit C "Blerje para afatit të maturimit" gjatë vitit 2014 ka pasur një rritje prej 454 milionë lekë ose 15.77% krahasuar me vitin 2013, ndërsa numri i transaksioneve është rritur  në masën 5.67%.

Krahasuar me vitin  2013, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 2,427 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Viti

2013

2014

`14/`13-1

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

5,216.84

7,190.06

37.82

  

Individë

4,911.94

5,879.26

19.69

 

Persona juridike

304.90

1,310.80

329.91

  

C

Blerje para afatit të maturimit

2,876.35

3,329.88

15.77

  

 Individë

2,441.85

2,958.32

21.15

 

Persona juridikë

434.50

371.56

(14.49)


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë, për vitin 2014 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.