16 Shkurt 2015

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31 dhjetor 2014

Gjatë vitit 2014,  në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 31.12.2014, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 63.74 miliardë lekë me një rritje prej 26.64% krahasuar me 31.12.2013.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 76.12% të aseteve të fondeve, me rritje prej 14.94% krahasuar me 31.12.2013.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2014 është 32,669.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.