25 Shkurt 2015

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për muajin janar 2015

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar 2015 kapën vlerën mbi 1,176 milionë lekë, ose 18.77% më shumë se në muajin janar 2014. Gjatë muajit janar 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 74,401 me një rritje prej 2.06% krahasuar me muajin janar 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.30% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.70%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.98% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.02% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 216 milionë lekë, ose 7.00% më shumë se në muajin janar 2014.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2015 arritën mbi 659 milionë lekë, ose 39.80% më shumë se në muajin janar 2014.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar 2015, pati një rritje prej 44.44% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 6.87% krahasuar me muajin janar 2014.

Produkti Sigurim Kufitar në muajin janar 2015 pati një ulje prej 12.38% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 17.58% krahasuar me muajin janar 2014.

Produkti Karton Jeshil, në muajin janar 2015, pati një rritje me 33.12% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 17.02%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2015 arritën rreth 517 milionë lekë, ose 1.43% më shumë se në muajin janar 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.55% krahasuar me muajin janar 2014.

Sigurimet  vullnetare të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2015, patën rritje me 11.07% kundrejt muajit janar 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë muajit janar 2015 siguruan rreth 266 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 80.58%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 10.15% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë muajit janar 2015, vihet re një rritje prej 0.83% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 0.25% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë muajit janar 2015, arritën në rreth 100 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 43.00% në krahasim me muajin janar 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2015, arritën rreth 91 milionë lekë, ose 27.99% më pak se në muajin janar të vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2015 u rritën me 7.00% krahasuar me muajin janar 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me mbi 165 milionë lekë, apo 76.52% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin janar 2015, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar 2015 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.