12 Mars 2015

Kuvendi i Shqipërisë miraton kandidaturën për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot, më 12 mars 2015, në seancë plenare, kandidatin për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Me shumicë votash, u miratua Z. Pajtim Melani si Kryetar i Bordit të AMF-së, propozim i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Kryetari i Bordit është anëtar i jashtëm, jo ekzekutiv i AMF-së.

Më parë, ky miratim ishte dhënë edhe nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat i Kuvendit, i cili zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Për më shumë informacione, kontaktoni [email protected]