16 Mars 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 20.03.2015, ora 11.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Mbi miratimin e raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  3. Projekt “Mbi miratimin e provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit”;
  4. Projekt “Për miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti”;
  5. Projekt “Mbi disa ndryshime të rregullores nr. 110, datë 28.07.2011 “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2015”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2015”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e udhëzimit për zbatimin e sistemit Bonus Malus nga shoqëritë e sigurimit”;
  9. Informacion për planin vjetor të punës së AMF-së për vitin 2015;
  10. Të tjera.