25 Mars 2015

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt 2015

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt 2015 kapën vlerën mbi 2,007 milionë lekë, ose 16.75% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2014. Gjatë periudhës janar - shkurt 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 141,650 me një rritje prej 5.13% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.36% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.64%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.12% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.88% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - shkurt 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 439 milionë lekë, ose 7.56% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2014.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - shkurt 2015 arritën mbi 1,162 milionë lekë, ose 35.48% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2014.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - shkurt 2015, pati një rritje prej 38.46% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 5.93% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2014.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - shkurt 2015 pati një ulje prej 14.05% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 19.73% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2014.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - shkurt 2015, pati një rritje me 35.96% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - shkurt 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 21.33%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - shkurt 2015 arritën rreth 846 milionë lekë, ose 0.14% më pak se në periudhën janar - shkurt 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 4.10% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2014.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - shkurt 2015, patën rritje me 6.00% kundrejt periudhës janar - shkurt 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - shkurt 2015 siguruan rreth 424 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 76.83%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 12.53% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - shkurt 2015, vihet re një rritje prej 0.92% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.07% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - shkurt 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - shkurt 2015, arritën në rreth 165 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 50.23% në krahasim me periudhën janar - shkurt 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - shkurt 2015, arritën mbi 153 milionë lekë, ose 20.85% më pak se në periudhën janar - shkurt të vitit të kaluar.


Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - shkurt 2015 u rritën me 7.56% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 324 milionë lekë, apo 73.66% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - shkurt 2015, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - shkurt 2015 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.