21 Prill 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 28.04.2015, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare””;
  4. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për rregullat e organizimit të sistemit të administrimit të rrezikut në shoqërinë e sigurimit””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e rregullores "Për investimet dhe aktivet në mbulim të provigjoneve teknike””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e rregullores "Për procedurat e ndalimit ose kufizimit të përdorimit të lirë të aktiveve të shoqërisë së sigurimit””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e drejtorit të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e agjentëve në sigurime”;
  11. Informacion mbi ndryshimet në  Ligjin “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”;
  12. Projekt “Për miratimin e marrëveshjes së shkëmbimit të informacionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave”;
  13. Projekt “Për miratimin e programit të transparencës”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e strukturës organizative, pagës dhe numrit të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  15. Të tjera.