27 Prill 2015

Raportimi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë i Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, paraqiti sot, më 27 prill 2015, në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, të Kuvendit të Shqipërisë, raportin mbi aktivitetin e institucionit dhe zhvillimet e tregjeve financiare që mbikëqyren nga AMF gjatë vitit 2014.

Në fjalën e saj, Znj. Shehi u përqendrua në drejtimet kryesore të nxitjes e zhvillimit të tregjeve të sigurimeve, letrave me vlerë, fondeve të investimeve dhe fondeve të pensioneve private vullnetare, si tregje financiare që mbikëqyren nga AMF. Në raportim u evidentuan prirja për zgjerim që këto tregje kanë pasur edhe gjatë vitit 2014, si dhe masat e marra nga AMF për administrimin e rreziqeve dhe stabilizimin e tregjeve.

Për të lexuar fjalën e plotë të mbajtur nga Znj. Enkeleda Shehi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë, klikoni këtu.