6 Maj 2015

AMF prezanton projektin: "Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve"

Ceremonia e prezantimit të projektit u zhvillua ditën e mërkurë, në datën 6 maj 2015, në praninë e përfaqësuesve të Bankës Botërore, Ambasadës Zvicerane dhe grupeve të tjera të interesit. Me këtë rast, Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, mbajti fjalën e hapjes, e cila u shoqërua nga fjalimet përshëndetëse të Z. Holger Tausch, Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së Zvicrës dhe Z. Michael Edwards, ekspert i lartë i sektorit financiar të Bankës Botërore.

Për informacione të mëtejshme, klikoni këtu.