25 Qershor 2015

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - maj 2015

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - maj 2015 kapën vlerën mbi 5,166 milionë lekë, ose 17.44% më shumë se në periudhën janar - maj 2014. Gjatë periudhës janar - maj 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 395,185 me një rritje prej 8.46% krahasuar me periudhën janar - maj 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.46%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.09% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.91% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - maj 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,247 milionë lekë, ose 19.12% më shumë se në periudhën janar - maj 2014.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - maj 2015 arritën rreth 2,985 milionë lekë, ose 27.90% më shumë se në periudhën janar - maj 2014.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - maj 2015, pati një rritje prej 32% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 7.33% krahasuar me periudhën janar - maj 2014.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - maj 2015 pati një ulje prej 19.61% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 24.48% krahasuar me periudhën janar - maj 2014.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - maj 2015, pati një rritje me 23.14% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - maj 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 20.84%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - maj 2015 arritën mbi 2,169 milionë lekë, ose 6.33% më shumë se në periudhën janar - maj 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 9.96% krahasuar me periudhën janar - maj 2014.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - maj 2015, patën rritje me 12.63% kundrejt periudhës janar - maj 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - maj 2015 siguruan mbi 1,058 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 69.56%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 21.27% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - maj 2015, vihet re një ulje prej 4.65% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.44% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - maj 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - maj 2015, arritën në rreth 451 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 46.81% në krahasim me periudhën janar - maj 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - maj 2015, arritën mbi 386 milionë lekë, ose 15.54% më pak se në periudhën janar - maj të vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - maj 2015 u rritën me 19.12% krahasuar me periudhën janar - maj 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 891 milionë lekë, apo 71.49% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - maj 2015, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - maj 2015 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.