25 Qershor 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 30.06.2015, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për administrimin e likuiditetit për fondin e investimeve””;
  4. Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 77, datë 29.06.2011 “Mbi përcaktimin e vlerës së aseteve të sipërmarrjeve të investimit kolektiv dhe llogaritjen e vlerës neto të aseteve të tyre për kuotë ose për aksion””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve ne Rregulloren nr. 131, datë 06.10.2011 “Mbi kodin e sjelljes të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit si dhe rastet e kufizimit të licencës për të ushtruar veprimtari  brokerimi në sigurime””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e administratorit të shoqërisë së sigurimit Jo-Jetë “Eurosig” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në statutin e shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës dhe ndryshimin e statutit të Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “Raiffeisen Invest” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës dhe ndryshimin e statutit të  shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a.”;
  11. Projekt  “Për licencimin e shoqërisë “Stock International Albania” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në letrat me vlerë dhe miratimin si agjent i lidhur i brokerit të licencuar të letrave me vlerë;
  12. Projekt për licencimin si vlerësues dëmesh në sigurime;
  13. Raport “Për realizimin e buxhetit të katërmujorit të parë të vitit 2015” dhe rialokim fondesh për Qendrën e Edukimit;
  14. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit””;
  15. Informacion mbi ecurinë e Fondit të Kompensimit;
  16. Të tjera.