29 Qershor 2015

Programi i Qendrës së Edukimit për vitin 2015

Në zbatim të nenit 244, pika 1, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, do të organizojë aktivitetet e mëposhtme:

  1. Trajnim për kualifikim profesional për aktuar Moduli 1 - shtator 2015;
  2. Trajnim për kualifikim profesional për aktuar Moduli 2 - tetor 2015;
  3. Trajnim për kualifikim profesional për vlerësues dëmesh në sigurime - tetor 2015;
  4. Trajnim për kualifikim profesional për broker - tetor-nëntor 2015;
  5. Trajnim për kualifikim profesional për aktuar Moduli 3 - nëntor  2015;
  6. Trajnim për edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime - nëntor 2015.
Ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve në ditët në vijim. 

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]