30 Qershor 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 qershor 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:


  1. Miratimin e rregullores “Për administrimin e likuiditetit për fondin e investimeve”;
  2. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 77, datë 29.06.2011 “Mbi përcaktimin e vlerës së aseteve të sipërmarrjeve të investimit kolektiv dhe llogaritjen e vlerës neto të aseteve të tyre për kuotë ose për aksion”;
  3. Miratimin e disa ndryshimeve ne Rregulloren nr. 131, datë 06.10.2011 “Mbi kodin e sjelljes të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  4. Miratimin e rregullores “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e kufizimit të licencës për të ushtruar veprimtari  brokerimi në sigurime”;
  5. Miratimin e administratorit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  6. Miratimin e disa ndryshimeve në statutin e shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  7. Miratimin e ndryshimin të statutit dhe anëtarit të këshillit mbikëqyrës të Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “Raiffeisen Invest” sh.a.;
  8. Miratimin e ndryshimit të statutit dhe anëtarit të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a.;
  9. Licencimin e shoqërisë “Stock International Albania” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në letrat me vlerë dhe miratimin si agjent i lidhur i brokerit të licencuar të letrave me vlerë;
  10. Licencimin si vlerësues dëmesh në sigurime;
  11. Rialokimin e fondeve për Qendrën e Edukimit;
  12. Miratimin e rregullores “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.