23 Korrik 2015

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2015

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2015 u dominua në masën 65.14% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 34.86% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 82.51% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2015 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 70.03% dhe 13.65% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.75% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-qershor 2015, ka pasur një ulje prej 214 milionë lekë ose 7.21% krahasuar me janar-qershor 2014. Gjithashtu është ulur edhe numri i transaksioneve në masën 6.39%.

Transaksioni i llojit C "Blerje para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-qershor 2015 ka pasur një rritje prej 1 milionë lekë ose 0.08% krahasuar me janar-qershor 2014, ndërsa numri i transaksioneve është ulur në masën 7.33%.

Krahasuar me janar-qershor 2014, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 213 milionë lekë.



Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë, për periudhën janar-qershor 2015 (në EXCEL), ju lutem klikoni këtu.