6 Gusht 2015

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30 qershor 2015

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.06.2015 tregon një total asetesh neto prej 754.83 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 125.68 milionë lekë (19.98%) krahasuar me fundin e vitit 2014. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 5.38 milionë euro-[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2015 ishte 10,791 anëtarë duke shënuar rritje prej 27.09% krahasuar me fundin e vitit 2014.



Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2015 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

________________________________
[1]-http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.06.2015 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 140.29 lekë