27 Gusht 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 31.08.2015, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 37, datë 23.02.2011 “Për marrëdhëniet e punës të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  4. Projekt ”Për disa ndryshime në Planin e Pensioni Profesional për punonjësit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, miratuar me vendim Bordi nr. 108, datë 30.10.2013”;
  5. Projekt “Për disa ndryshime në strukturën organizative, numrin e punonjësve dhe përshkrimeve të punes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e Rregullores “Për kërkesat, procedurat dhe afatet e miratimit/licencimit për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij si dhe refuzimit të licencës””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a””;
  8. Projekt “Mbi miratimin e statutit të ri të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  10. Informacion “Mbi përzgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Këshillimor për hartimin e politikave për zhvillimin e tregut të sigurimeve në zbatim të vendimit Bordit të AMF-së nr.3,  datë 28.5.2015";
  11. Informacion mbi ecurinë e pagesave, objekt i Fondit të Kompensimit;
  12. Informacion në zbatim të Vendimit të Bordit nr. 39, datë 28.5.2015, mbi çështje të inspektimit në vend në shoqërinë e sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a”;