31 Gusht 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 gusht 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e disa ndryshimeve në Planin e Pensionit Profesional për punonjësit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, miratuar me Vendim Bordi nr. 108, datë 30.10.2013”;
  2. Miratimin e disa ndryshimeve në Vendimin nr. 27, datë 28.04.2015 “Mbi strukturën organizative, numrin e punonjësve dhe përshkrimeve të punës në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  3. Miratimin e Rregullores “Për kërkesat, procedurat dhe afatet e miratimit/licencimit për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij si dhe refuzimit të licencës”;
  4. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a.”;
  5. Miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë së sigurimit “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh sh.a.”;
  6. Miratimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime.