10 Shtator 2015

AMF organizon tryezë të rrumbullakët për ndryshimet në Ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi sot, në datë 10 shtator  2015, në ambientet e AMF-së takimin me përfaqësues të shoqërive të sigurimit,  Shoqatës së Siguruesve dhe  Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për diskutimin e ndryshimeve në Ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009  “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Takimi pati karakter konsultativ, gjatë të cilit u parashtruan komente dhe sugjerime në lidhje me përmirësime apo rregullime të mëtejshme që mund t’i bëhen draftit të përgatitur nga ekspertët e AMF-së.

Ndryshimet në Ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009  “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” synojnë t’i japin zgjidhje problemeve që janë hasur gjatë zbatimit të ligjit në praktikë, përshtatjes me zhvillimet dhe kërkesat e tregut të sigurimeve, si dhe përafrimin e mëtejshëm me direktivat evropiane.

Për më shumë informacioni kontaktoni [email protected]