14 Shtator 2015

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2014

Gjeografia e Sigurimeve 2014 jep në mënyrë të detajuar tregun e sigurimeve në vend duke pasqyruar shpërndarjen e primeve të shkruar bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke i hedhur një vështrim primit të shkruar bruto sipas shpërndarjes gjeografike, bie në sy përqëndrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 63.93% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2014, Durrësi me 7.87%,Fieri 4.75%, Shkodra 4.46%. Kjo tendecë përqëndrimi ka vazhduar të jetë e njëjtë gjatë gjithë viteve të publikimit të raportit Gjeografia e Sigurimeve.

Një tregues tjetër i rëndësishëm i këtij tregu është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2014 ky tregues është rreth 4,008.76 lekë për frymë, me një rritje prej 1,079.95 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 9,256.46 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 3,842.71lekë për frymë dhe më tej Durrësi dhe Vlora përkatësisht me 3,305.81 lekë për frymë dhe 2,424.02 lekë për frymë.

Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2014 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 64.71%, e pasuar nga prefektura Durrës me 4.99%.

Ky është viti i tetë radhazi që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i prezanton lexuesit ketë botim. Ai është publikuar për herë të parë me të dhënat e vitit 2007 dhe ka vazhduar të përpunohet dhe pasurohet çdo vit.

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Sigurimeve 2014 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.