25 Shtator 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 30 shtator, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për kriteret e risigurimit””;
  4. Projekt “Mbi inspektimin në shoqërinë e sigurimeve “Albsig” sh.a.”;
  5. Projekt “Për miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  6. Projekt “Për miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë së sigurimit të Jetës “SiCRED” sh.a.”;
  7. Projekt “Për miratimin e pjesëmarrjes influencuese, në shoqërinë e sigurimit Jo-Jetë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit  “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e z. Gerald MÜLLER në funksionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e z. Gerald MÜLLER në funksionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit “Sigal-Life Uniqa Group Austria”” sh.a.;
  11. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese “Ernst & Young” sh.p.k. për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2015 të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “Sicred” sh.a. dhe të fondit të pensionit vullnetar “Sicred pensions””;
  12. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për shoqëritë e sigurimit”;
  13. Projekt “Për miratimin e rregullores për krijimin, investimin dhe përdorimin e Fondit Rezervë”;
  14. Projekt “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për programin e trajnimit afatgjatë të kualifikimit profesional për aktuar”;
  15. Projekt “Për miratimin e buxhetit të vitit 2016 për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  16. Projekt “Për miratimin e mbështetjes financiare të punonjësit Aranit Muja për kryerjen e kualifikimit profesional për aktuar”;
  17. Projekt “Mbi ecurinë e pagesave, objekt i Fondit të Kompensimit”;
  18. Të tjera.