5 Tetor 2015

Zhvillohen mbledhjet e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjet e datës 30 shtator dhe 5 tetor 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Për kriteret e risigurimit”;
  2. Miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.;
  3. Miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë së sigurimit të Jetës “SiCRED” sh.a.;
  4. Miratimin e pjesëmarrjes influencuese, të shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  5. Miratimin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.;
  6. Miratimin e z. Gerald MÜLLER në funksionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  7. Miratimin e z. Gerald MÜLLER në funksionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.
  8. Miratimin e shoqërisë audituese “Ernst & Young” sh.p.k. për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2015 të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a. dhe të fondit të pensionit vullnetar “SiCRED Pensions”;
  9. Miratimin e shoqërive audituese për shoqëritë e sigurimit;
  10. Miratimin e rregullores “Për krijimin, investimin dhe përdorimin e Fondit Rezervë”;
  11. Miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për programin e trajnimit afatgjatë të kualifikimit profesional për aktuar;
  12. Miratimin e buxhetit të vitit 2016 për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare;
  13. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 32, datë 28.05.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Edukimit”;
  14. Miratimin e dërgimit në Ministrinë e Financës të Projektligjit “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin nr. 10 076, datë 12.02.2009 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit””, si dhe të Projektligjit nr. 10 198, datë 10.12.2009 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”.