9 Dhjetor 2008

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe neneve 4, 6 dhe 7 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", Komisioni i Korrigjimit të Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhërit nr. 679, datë 19.11.2008, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 27 nëntor 2008, si më poshtë:

Komisioni vlerëson, se në bazë të pikëve të mbledhura, kalon testin për:

I.    Vlerësues i dëmeve materiale (motorrike dhe të pronës) dhe Vlerësues i dëmeve shëndetësore

  • Z. Zyhdi Vajushi
  • Z. Kastriot Bejkollari
  • Z. Gëzim Kallçiu
  • Z. Pavli Papajani

II.    Vlerësues i  dëmeve materiale (motorrike dhe të pronës)

  • Z. Zigur Sulaj
  • Zj. Sanije Reka
  • Z. Anton Lekaj

III.    Vlerësues i dëmeve shëndetësore

  • Z. Islam Qebini