21 Tetor 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 26 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për marrëdhëniet e punës së punonjësve me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
  4. Informacion mbi analizat financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK  për periudhën 30.06.2015;
  5. Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK Raiffeisen Invest, si dhe SHAFP Sigal Life Pension”;
  6. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi kërkesat për përmbajtjen e raportit vjetor që publikohet nga shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit””;
  7. Projekt “Për miratimin e projektstatutit të shoqërisë në proces themelimi “Regjistrari Shqiptar i Titujve” sh.a.”;
  8. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për  metodën e llogaritjes së  kufirit minimal të aftësisë paguese të shoqërisë së sigurimit, që ushtron veprimtari në klasat e Jetës dhe Jo-Jetës””;
  9. Projekt “Mbi zbatimin e vendimit të Bordit nr. 74, datë 28.7.2015 nga ana e shoqërisë “Eurosig” sh.a.”;
  10. Projekt “Për miratimin e planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2016 dhe planit strategjik për vitet 2016-2020”;
  11. Raport “Për realizimin dhe ndryshime në Buxhetin e 8 mujorit të Vitit 2015”;
  12. Informacion mbi ecurinë e pagesave objekt i fondit të kompensimit;
  13. Të tjera.