23 Tetor 2015

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2015

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2015 u dominua në masën 73.11% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 26.89% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 84.90% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2015 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 67.99% dhe 16.47% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.40% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-shtator 2015, ka pasur një rritje prej 45.20 milionë lekë ose 0.84% krahasuar me janar-shtator 2014 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 6.37%.

Transaksioni i llojit C "Blerje para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-shtator 2015 ka pasur një ulje prej 319.86 milionë lekë ose 14.19% krahasuar me janar-shtator 2014, ndërsa numri i transaksioneve është ulur në masën 16.23%.

Krahasuar me janar-shtator 2014, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 274.66 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha  janar-shtator

2014

2015

`15/`14-1

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

 5,362.55

5,407.75

0.84

  

Individë

 4,273.69

4,386.50

2.64

 

Persona juridike

1,088.87

1,021.26

(6.21)

  

C

Blerje para afatit të maturimit

2,254.07

1,934.21

(14.19)

  

 Individë

 2,034.01

1,860.81

(8.52)

 

Persona juridikë

 220.06

  73.40

(66.65)



Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë, për periudhën janar-shtator 2015 (në EXCEL), ju lutem klikoni këtu.