27 Tetor 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 tetor 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Mbi kërkesat për përmbajtjen e raportit vjetor që publikohet nga shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit”;
  2. Miratimin e rregullores “Për  metodën e llogaritjes së  kufirit minimal të aftësisë paguese të shoqërisë së sigurimit, që ushtron veprimtari në klasat e Jetës dhe Jo-Jetës”;
  3. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Raiffeisen Invest”, si dhe SHAFP “Sigal Life Pension”;
  4. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit “Insig” sh.a., “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  5. Miratimin për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  6. Miratimin e planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2016 dhe planit strategjik për vitet 2016-2020;
  7. Miratimin e disa ndryshimeve në  buxhetin e 8 mujorit të vitit 2015.