9 Nentor 2015

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30 shtator 2015

Gjatë periudhës janar-shtator 2015, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.09.2015, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 67.66 miliardë lekë me një rritje prej 6.15%, krahasuar me 31.12.2014.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 71.23% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 0.98% krahasuar me 31.12.2014.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2015 është 33,129.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.