10 Nentor 2015

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2015

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2015 tregon një total asetesh neto prej 837.09 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 207.95 milionë lekë (33.05%) krahasuar me fundin e vitit 2014. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 6.01 milionë euro[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2015 ishte 11,227 anëtarë duke shënuar rritje prej 32.22% krahasuar me fundin e vitit 2014.

Tregues të fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                                                                                  

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (Në %)

 

31.12.'14

30.09.'15

31.12.'14-30.09.'15

Asetet neto të FP

629.15

837.09

33.05

 

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                        30.09.2015

Fond Pensioni

Numri i  anëtarëve në FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

5,139

414.68

RAIFFEISEN

2,559

302.25

SiCRED PENSION

3,529

 120.16

TOTAL

11,227

837.09



Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2015 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.09.2015 në Bankën e Shqipërisë,

1 euro = 139.39 lekë