15 Nentor 2015

Mbi publikimin e Progres Raportit 2015 të Komisionit Evropian për Shqipërinë

Komisioni Evropian ka publikuar Progres Raportin 2015 për Shqipërinë për përmbushjen e  prioriteteve kyçe dhe detyrimeve të tjera që Shqipëria ka në procesin e integrimit evropian.

Duke vlerësuar ecurinë e vendit në shërbimet financiare, në kapitullin e 9-të, faqja 38, raporti vlerëson amendimet e bëra në Ligjin për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe punën e bërë nga Autoriteti për të rritur kapacitetet e tij institucionale. Për tregun e sigurimeve, progres raporti citon miratimin e rregulloreve nga AMF për parimet e përgjegjshmërisë, sistemet e kontrollit të rrezikut dhe kërkesave të likuiditetit.

Për tregun e letrave me vlerë dhe fondeve të investimeve, raporti vlerëson rritjen e vazhdueshme të tyre edhe gjatë vitit 2014. Në veçanti citohet aprovimi i rregulloreve për administrimin e likuiditetit në fondet e investimeve dhe marrja e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Për të lexuar raportin e plotë, ju lutem klikoni këtu.