Për zhvillimin e trajnimit për broker në sigurime
Në zbatim të nenit 209, pika 2, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe nenit 3, pika 1/c, të Rregullores “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë personat e interesuar, me përparësi ata që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimit për broker në sigurime, si më poshtë:
1. Trajnim për kualifikim profesional për broker në sigurime, në datat 2-4 dhe 14-15 dhjetor 2015, në orën 11:30-16:30.
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.
Tarifa për trajnime për kualifikim profesional është e pakthyeshme.
Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]