4 Dhjetor 2015

Zhvillohet në AMF takim pune me drejtuesit e shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Znj. Enkeleda Shehi, zhvilloi më datë 3 dhjetor 2015 një takim me Drejtorët e Përgjithshëm të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës.

Gjatë takimit Znj. Shehi kërkoi angazhim maksimal nga shoqëritë e sigurimit, për përmbushjen e detyrimeve të prapambetura të fondit të kompensimit, që burojnë nga mjetet e pasiguruara, sipas skedulit të miratuar nga Bordi i AMF-së. Njëkohësisht në takim u diskutua dhe mbi zhvillimet më të fundit, si ecuria e miratimit të projektligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit si dhe taksa e re që pritet të zbatohet mbi primin e sigurimit. 

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]