9 Dhjetor 2015

Për zhvillimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit  227, pika 3-4, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe nenit 7, pika 3, të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 "Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit të njohurive", Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë profesionistët e licencuar si vlerësues dëmesh në sigurime për dëmet materiale, për organizimin e trajnimit, si më poshtë:

1. Trajnim për edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime për dëmet materiale, në datat 17 dhe 23 dhjetor 2015, në orën 12:30-16:30.

Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnime për edukim ne vazhdim është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]