17 Dhjetor 2008

Mbrojtja konsumatore, një nga prioritetet strategjike të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Avokati i Popullit në bashkëpunim me Zyrën "Për mbrojtjen e konsumatorit" kanë organizuar me datë 16.12.2008, në Pallatin e Kongreseve, aktivitetin kombëtar "Mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve".

Duke vlerësuar rolin dhe rëndësinë që ka AMF në lidhje me mbrojtjen konsumatore ( të siguruarit, investitorët dhe kontribuesit e skemave vullnetare të pensioneve), në këtë konferencë u përfaqësua nga Zj. Ermela Guxholli, N/Kryetar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në sesionin e parë të kësaj konference përshëndetën: Z. Dobjani, Avokat i Popullit; Zj. Godo, Ministre e Shëndetësisë; Z. Gjana, Ministër  i Bujqësisë, etj.

Në sesionin e dytë u trajtuan tema në lidhje me konsumatorin nga disa institucione dhe organizata të ndryshme. N/Kryetarja e AMF-së, Zj. Guxholli, trajtoi temën: " Mbrojtja konsumatore një nga prioritetet strategjike të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare".



Për të lexuar fjalën e plotë të mbajtur në këtë konferencë, klikoni këtu