17 Dhjetor 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 21.12.2015, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Raportim i Auditit të Brendshëm;
  4. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2015 dhe 30.09.2015;
  5. Projekt “Për disa ndryshime në rregulloren e konfidencialitetit”;
  6. Projekt “Për disa ndryshime në rregulloren për vigjilencën e zgjeruar”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e rregullores së brendshme të AMF-së”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për procedurën, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm/shtesë për miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarit të këshillit të administrimit/mbikëqyrës, administratorit/anëtarit të bordit të drejtorëve të shoqërisë së sigurimit””;
  9. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për miratimin e ndryshimeve thelbësore në statut””;
  10. Projekt “Për licencimin e shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së Depozitarit të fondeve të pensioneve vullnetare”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e kërkesës së shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a. për emërimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë”;
  12. Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;
  13. Projekt  “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  14. Projekt  “Mbi licencimin e brokerit fizik në sigurime”;
  15. Informacion mbi Rezervën Monetare tetor 2015;
  16. Informacion mbi ecurinë e pagesave objekt i Fondit të Kompensimit;
  17. Propozim mbi disa ndryshime në rregulloren e miratuar me vendimin e Bordit nr. 127, datë 06.10.2011 “Mbi përmbajtjen e detyrueshme, afatet dhe formën e raporteve të SIK, shoqërive të administrimit dhe depozitarëve”;
  18. Informacion “Mbi gjendjen financiare të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2015”;
  19. Të tjera.