22 Dhjetor 2015

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, zhvillon takimin e fundvitit me përfaqësues të tregjeve të mbikëqyrura dhe të mediave

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Znj. Enkeleda Shehi, zhvilloi më datë 22 dhjetor 2015 një takim përmbyllës me drejtues të subjekteve të mbikëqyrura nga AMF, që operojnë në tregun e sigurimeve, të fondeve të pensioneve private vullnetare, letrave me vlerë dhe fondeve të investimeve, si dhe përfaqësues të medias.

Znj. Shehi vuri theksin në sfidat e rëndësishme të vitit 2016, përkatësisht zbatimin e mbikëqyrjes me bazë rrezikun në të tre tregjet, të cilat i mbikëqyr dhe i rregullon AMF; nxitjen e qëndrueshmërisë në tregjet financiare nëpërmjet përmirësimit të procesit të mbikëqyrjes së konsoliduar; forcimin e punës së AMF-së në drejtim të mbrojtjes dhe edukimit konsumator

Në përfundim Znj. Shehi vuri theksin në nevojën e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe transparencës me konsumatorët, si dhe të edukimit e mbrojtjes konsumatore. Për përmbushjen e këtij misioni Znj. Shehi kërkoi më shumë vëmendje nga operatorët e tregjeve financiare në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe nga përfaqësuesit e medias për trajtimin e aspekteve që lidhen me tregjet financiare.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]