21 Janar 2009

Hyn në fuqi VKM nr. 5 datë 07.01.2009, "Mbi disa ndryshime në VKM nr. 96, datë 03.08.2008 "Për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike, dhe investimet e tyre nga shoqëritë e sigurimeve"

Me propozimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e radhës, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2 të nenit 105 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004  “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”, miratoi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 5, datë 07.01.2009,  “Për disa ndryshime në VKM nr. 96, datë  03.08.2008 “Për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike, dhe investimet e tyre nga shoqëritë e sigurimeve.””

Ndryshimet që janë bërë në këtë vendim, kanë për qëllim rritjen e kufirit të sipërm të lejueshëm për investimin e provigjoneve teknike e matematike në toka dhe ndërtime, i cili do të jetë në masën 30%, nisur dhe nga mundësitë e kufizuara të investimit brenda vendit.

Për të lexuar të plotë VKM nr. 5, datë  07.01.2009  ”Për disa ndryshime në Vendimin nr. 96, datë 03.08.2008 të Këshillit të Ministrave “Për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike, dhe investimet e tyre nga shoqëritë e sigurimeve””, klikoni këtu