23 Janar 2009

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar – Dhjetor 2008

Duke i hedhur një vështrim të dhënave statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerëQeverisë për periudhën janar - dhjetor 2008, të bie në sy që peshën më të madhe sipas llojit të transaksionit e zë "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" me 37.52% dhe vendin e dytë  "Blerje në tregun primar" me 31.94 % kundrejt volumit te përgjithshëm.

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë  vitit 2008, u dominua në masën 97.54% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 2.46% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).

Nisur nga pjesëmarrja (numër transaksioni) sipas llojit të investitorëve; individë apo persona juridikë, vihet re se peshën specifike më të lartë e zënë investitorët individë me 98.18% të totalit të transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve  "B" dhe "C"

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar"gjatë vitit 2008 ka pësuar një ulje prej 176.82 milionë lekë ose 2.05% krahasuar me janar - dhjetor 2007 dhe numri i transaksioneve të këtij lloji po ashtu ka pësuar një ulje  prej 12.73% .

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë vitit 2008 ka pasur një rritje prej 95.12 milionë lekë ose 18.19%  krahasuar me janar - dhjetor 2007 dhe numri i transaksioneve  të këtij lloji ka pasur një rritje prej 16.39% .

Ulja në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit  2007 kap vlerën 81.70 milion lekë ose 0.89 %.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2007, 2008

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha janar - dhjetor

2007

2008

`08/`07-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar                                     

8,634.71

8,457.89

(2.05)

  

  Individë

8,419.70

6,693.88

(20.50)

 

Persona juridikë

215.01

1,764.00

720.43

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit                                

522.78

617.90

18.19

  

Individë

468.18

604.31

29.08

 

Persona juridikë

54.60

13.59

(75.12)


Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2008 (në versionin PDF) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2008 (në versionin EXCEL) klikoni këtu